Dhjet ë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot pasdite në magjistralen Mitrovicë-Pejë.
Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net Avni Zahiti zëdhënës i policisë rajonale të Mitrovicës.
“Ka ndodhur një aksident mes një veture dhe autobusi. Dhjetë persona kanë kërkuar ndihmë. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Çubrel rreth orës 15:30”, ka thënë Zahiti për Reporteri.net.
Në fotot e siguruara shihet se dëme të mëdha ka pësuar vetura, por është dëmtuar në pjesën e përparme edhe autobusi. /Reporteri.net/.