×
  • Lajme
  • Rajon

    “Presioni politik mbi Serbinë po rritet”, Vuçiq flet pasi dha urdhër që ushtria serbe të jetë në gjendje gatishmërie

    Reporteri
    22 Shkurt 2022 | 7:20

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka urdhëruar ushtrinë dhe policinë që të jenë në gjendje gatishmërie të lartë pas ngjarjeve në Ukrainë.

    Nga Monako ku po qëndron për vizitë zyrtare, Vuçiq i është drejtuar popullit serb duke thënë se presioni politik mbi Serbinë pas vendimit të Putinit do të rritet.

    “Sigurisht që jam i shqetësuar dhe situata nuk është e lehtë”, tha ai.

    “Presioni politik mbi Serbinë pas fjalimit të Putinit do të jetë më i fortë se kurrë”, tha ai.

    “Kam kaluar shumë në pushtet, por ajo që kam përjetuar dhe pres se nuk do të jetë aspak e lehtë. Kjo po shkatërron arkitekturën e plotë të sigurisë në botë, askush nuk mund të parashikojë më se çfarë do të ndodhë. Ajo që ne e dinim jo ekziston më gjatë”, tha Vuçiq.

    “Sot pas seancës i dhashë urdhër Ushtrisë si Komandant i Përgjithshëm që të përgatitet në mënyrën më të mirë në çdo moment. Ne vazhdojmë të blejmë atë që është më e mira për mbrojtjen e vendit, ka thënë Vuçiq.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!