Një 23 vjeçar ka rënë në prangat e policisë britanike pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.
Mediat e huaja bëjnë me dije se i arrestuari është Bledar Simaku i cili është gjetur brenda në një nga fermat e ngritura në Bradford të Anglisë, ku autoritetet bastisën një sallë që më parë kishte funksionuar si bilardo, duke zbuluar edhe fermën e kanabisit.
I riu shqiptar për ti shpëtuar policisë u ngjit në çatinë e fermës dhe u hodh nga lartësia duke thyer këmbëm dhe ashtu ai sërish u përpoq që të ikte policisë përmes qendrës së qytetit Bradford, por u gjurmua nga kamerat e sigurisë.
Ndër të tjera mësohet se ferma e kanabisit përfshinte pajisje të tilla si llambat e ngrohjes dhe sistemin e ujitjes, shkruajnë mediat britanike. Sipas prokurorisë së këtij qyteti, gjurmët e gishtave të Simakut u gjetën në fermën e kanabisit ku po rriteshin 500 deri në 600 rrënjë të kësaj lënde narkotike.
I riu shqiptar i arrestuar kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe, ndërsa iu gjet edhe karta e identitetit shqiptare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.