Pritet vetëm njoftimi zyrtar, është thjesht çështje orësh, por finalja e Champions League, e cila ishte në program për tu zhvilluar në Rusi, më 28 maj, në stadiumin “Gazprom Arena”, ndryshon menjëherë destinacion pas sulmeve të fundit që Rusia ka ndërmarrë kundër Ukrainës. Pak ditë më parë kryeministri britanik, Boris Jonson dhe anëtarë të tjerë të Parlamentit Europian, i kërkuan UEFA ti hiqe Rusisë organizimin e finales së turneut më të rëndësishëm evropian në rang klubesh.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, i mbledhur urgjentisht këtë të premte, ka vendosur që finalja e Champions League e sezonit 2021-2022 do të s’postohet tashmë në Paris, në stadiumin e PSG, në “Parkun e Princave” .
Ky vendim ishte logjik dhe i pashmangshëm në një kohë kur sanksionet ndaj Rusisë vijnë nga të gjithë anët, në këto kushte as UEFA nuk mund të qëndronte pas.
I njëjti fat pritet të jetë edhe për ndeshjet e “play-off” të Botërorit, ku Rusia pret Poloninë, ndërsa e njëjta logjike do të ndiqet edhe për ndeshjet në Europa League, ku marrin pjesë ekipet Ruse.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.