Politikania serbe, përfaqësuese e Republika Srbska në dhomën e ulët të Parlamentit të Bosnje dhe Hecergovinës, ka komentuar hyrjen eventuale të këtij shteti në Aleancën Veriatlantike.
Dushanka Majkiq, ka komentuar hyrjen e mundshme të BiH në NATO në aspektin e qëndrimit të Rusisë ndaj kësaj çështje, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ajo kujtoi se në mars 2021, Rusia theksoi se do të reagonte nëse BiH ndërmerrte hapa drejt anëtarësimit në NATO.
“Mos thuani më vonë se nuk e keni ditur”, shkroi ajo në një koment në rrjetet sociale, të cilin mediat në Bosnje e komentuan si kërcënim të saj.
Dihet se Bosnja dhe Hecergovina po kalon në pikën më të nxehtë politike në vend që nga përfundimi i luftës atje, pas serbët e Republika Srbska, në krye me presidentin Milorad Dodik, po bëjnë veprime konkrete në drejtim të pavarësimit. Dodik është mik personal i presidentit rus Vladimir Putin, dhe i orientuar qartë krah Rusisë. Pikërisht, për këtë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së fundi e kanë futur atë në listë të zezë, duke i vendosur sanksione. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.