×
  • Lajme
  • Rajon

    Von Cramon: Mos animi i Serbisë me tërë Evropën për sanksione ndaj Rusisë, do ta vendosë atë në vetizolim

    Reporteri
    25 Shkurt 2022 | 16:03

    Eurodeputetja gjermane Viola von Cramon ka reaguar pasi presidenti Aleksandar Vuçiq ende nuk iu është përgjigjur kërkesës perëndimore për sanksione kundër Rusisë.

    Cramon ka thënë se ky mos anim i Serbisë me tërë Evropën, do ta izolojë atë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Është koha e fundit për Qeverinë e Serbisë dhe presidenti Aleksandar Vuçiq që publikisht ta dënojnë invazionin rus në Ukrainë. Koha për t’u ulur në dy karrige ka përfunduar. Mos animi me tërë Evropën në këtë çështje do ta vendosë Serbinë në vetizolim”, ka shkruar Cramon në Twitter.

    Pavarësisht takimeve të Këshillit për Siguri Kombëtare dhe Qeverisë së Serbisë, Beogradi zyrtar ende nuk e ka bërë të ditur qëndrimin e tij lidhur me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

    Sipas informacioneve jozyrtare, siç raportojnë disa media të Beogradit, takimi i ri i Këshillit të Sigurisë Kombëtare do të mbahet sot. Sipas këtyre raportimeve, Vuçiq më pas do t’u drejtohet qytetarëve në orën 18:00. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!