Sergio Busquets është duke i kaluar vitet e fundit të eksperiencës në Barcelonë.
Futbollisti spanjoll ka fituar gjithçka që mund të fitohet me Barcelonën, por edhe me Kombëtaren e Spanjës.
E tash, 33 vjeçari po mendon që ta mbyllë kapitullin e jashtëzakonshëm me gjigantin katalunasit.
Busquets po planifikon të pensionohet në Amerikë, së bashku me Messin e Suarezin
Sergio Busquets është duke i kaluar vitet e fundit të eksperiencës në Barcelonë.
Futbollisti spanjoll ka fituar gjithçka që mund të fitohet me Barcelonën, por edhe me Kombëtaren e Spanjës.
E tash, 33 vjeçari po mendon që ta mbyllë kapitullin e jashtëzakonshëm me gjigantin katalunasit, shkruan “Gazeta Express”.
Veterani i mesfushës është i hapur për t’i kaluar vitet e fundit të karrierës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, respektivisht në ekipin Inter Miami, i cili është në pronësi të ish-futbollistit anglez, David Beckham.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll, “Mundo Deportivo”.
Gjithashtu, përfaqësuesi spanjoll përtej Atlantikut mund të luajë së bashku me ish-bashkëlojtarët e tij, Lionel Messi dhe Luis Suarez, të cilët po ashtu mund t’i luajnë vitet e fundit të karrierës në ligën MLS.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.