Prokuroria e Shtetit ka konfirmuar hetimet për kurdisjen e lojës së Kosovës U-21 nga Agim Ademi dhe Naser Prapashtica.
Një javë më parë është publikuar lajmi se Agim Ademi dhe Naser Prapashtica kishin aranzhuar kurdisjen e lojës së Kombëtares se Kosovës U-21 në një turne në Turqi.
Dje përmes një shkrese zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka informuar Gazetën Metro se lidhur me kurdisjen e lojës janë ndërmarrë veprimet e Kryeprokurorit të Shtetit dhe lënda është bart tek prokuroria themelore në Prishtinë për procedurat të mëtutjeshme të hetimit zyrtar, deri në Gjykatë bazuar në gjetjet e Gazeta, dhe materialeve që i posedon kjo media online.
Ndonëse ky është një nga skandalet më të mëdha në FFK edhe pse kanë kaluar më shumë se një javë nga publikimi i lajmit për aranzhimin e kurdisje së lojës së Kombëtares së Kosovës U-21 nga Agim Ademi dhe Naser Prapashtica nuk ka pasur asnjë reagim nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).
Gazetarët kanë provuar disa herë të marrin prononcime nga FFK për këtë rast por nuk ka pasur përgjigje.
Pas publikimit të lajmit disa nga personat e përmendur në shkrimin e publikuar për aranzhimin e kurdisje se lojës se kombëtares së Kosovës U-21, kanë qenë në presion të madh nga Agim Ademi, Naser Prapashtica dhe njerëzit e tyre, konfirmojnë disa burime të Metros në FFK.
Kombëtarja e Kosovës U-21 ishte pjesë e turneut 10 ditore në Antalia të Turqis në janar 2016, ku përveç Kosovës pjesëmarrës ishin edhe Bahreini, Arabia Saudite, Ukraina, Azerbajxhani dhe Shqipëria. Para fillimit të lojës së Kombëtares U-21 në zhveshtore me telefon në dorë Naser Prapashtica në kontakt me Agim Ademin kishte kërkuar nga futbollistët që te lëshojnë lojën.
Redaksia, posedon edhe materiale dhe dëshmi si incizime audio, për të cilat tashmë janë në dijeni edhe hetuesit e rastit.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur me datë 22.01.2016 para lojës Kosova – Bahreni.