FIFA e ka njoftuar Rusinë për sanksionet që ka vendosur t’i ndërmarrë në garat ku marrin pjesë.
Shtëpia e futbollit botërorë e ka sanksionuar kombëtaren ruse, shkaku i pushtimit të Ukrainës.
Në njoftimin e tyre, bëhet e ditur se ndeshjet e play-offit në Kupën e Botës, Rusia do t’i luajë me një sërë kriteresh të rrepta.
Ata do të detyrohen të luajnë në një terren neutral, pa himn shtetëror, pa flamur dhe pa tifozë.
Këto sanksione të FIFA-s janë përshëndetur nga shumë shtete që janë pjesë e tyre, duke thënë se ky është një vendim i drejtë.
Për më shumë, disa kombëtare nuk duan të luajnë ndaj Rusisë në play-off, por as edhe në garat e tjera, derisa nuk tërhiqet nga Ukraina.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.