Klubi ukrainas Karpaty Lviv njoftoi vdekjen e futbollistit 21-vjeçar Vitaly Sapilo. Ai vdiq në Betejën e Kievit.
Sipas TSN, i riu ishte kapiteni i një ekuipazhi në një tank luftarak ukrainas, ndërsa në rrjetet sociale ka qindra komente që nderojnë kujtimin e tij.
“Të premten në mbrëmje, më 25 shkurt, ish-mbrojtësi i Karpaty Lviv, Vitaly Sapilo, vdiq në betejën e Kievit. 21-vjeçari ishte komandant tankesh. Ai mbrojti kryeqytetin ukrainas kundër pushtuesve rusë, të cilët po përpiqeshin të kapnin Kievin me çdo kusht dhe të fitonin terren”, thuhej në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.