×
  • Lajme
  • Rajon

    Erdogani thotë se Turqia nuk mund të braktisë lidhjet me Rusinë apo Ukrainën

    Reporteri
    28 Shkurt 2022 | 22:49

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka përsëritur sot se Turqia nuk mund të braktisë lidhjet e tij me Rusinë apo Ukrainën.

    Turqisë i ishte bërë thirrje nga Ukraina për të mos lejuar anijet luftarake ruse të kalojnë nëpër ngushticën e Bosforit, njofton agjencia Reuters.

    Erdogan ka thënë se është shumë i pikëlluar nga agresioni i Moskës ndaj Ukrainës.

    “Turqia është e përkushtuar të përdorë autoritetin e saj të dhënë nga Konventa e Montreuxit në mënyrë që të parandalojë eskalimin e krizës Rusi – Ukrainë”, ka thënë Erdogan në konferencë për media në kryeqendrën turke Ankara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!