Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me djaloshin iranian i cili u bë viral në rrjetet sociale për shkak që ngjanë me Leo Messin.
Iraniani ka shfrytëzuar identitetin e rremë të Leo Messit për tu takuar me femra dhe për të kryer më vonë mardhënie me to, shkruan Reporteri.net
Messi ‘fals’ i cili quhet Reza Parastesh, ka fjetur me të paktën 23 gra, përpara se incidenti të raportohej tek autoritetet e vendit.
E gjithë kjo filloi dy vjet më parë kur babai i tij i propozoi që të merrte një fanellë të Messit dhe të pozonte me të. Fotografia u bë shpejtë virale si ‘Messi i rremë’.
Pas famës së tij, iraniani lyu flokët dhe mjekrrën ngjashëm si Messi, duke u bërë identik si ai./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.