×
  • Lajme
  • Lajme

    Vasfije Krasniqi sot dëshmon para senatit italian

    Reporteri
    26 Qershor 2019 | 8:24

    Aktivistja dhe e mbijetuara e dhunës seksuale në luftën e Kosovës, Vasfije Krasniqi-Goodman, me inicimin e Ambasadores së Kosovës në Romë, Alma Lama, Krasniqi- Goodman pritet të dëshmojë para Kongresit dhe Senatit Italian për Dhunimet që kanë ndodhur në Kosovë.


    Sot, Vasfije Krasniqi- Goodman do të pritet nga përfaqësues të Senatit dhe Kongresit të Italisë, ku do të dëshmojë para dy komisioneve për dhunimet që kanë ndodhur në luftën e fundit në Kosovë.

    Në dëshminë e saj para këtyre komisioneve, do të janë prezent edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe dy deputete të Kuvendit të Kosovës.

    Vlen të përmendet se, tashmë Vasfije Goodman nuk përfaqëson vetëm 20 mijë viktimat e dhunës seksuale në Kosovë, por me kurajon e saj, po ndihmon në kauzën ndërkombëtare për të ndaluar përdorimin e dhunës seksuale si mjet lufte

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!