×
  • Lajme
  • Lajme

    Temperaturat sot deri në 31 gradë, i nxehti afrikan vjen pas 4 korrikut

    Reporteri
    26 Qershor 2019 | 8:31

    Fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshirë Gadishullin e Ballkanit do të jenë të qëndrueshme gjatë ditës së sotme duke krijuar kushte për mot me diell dhe re të shpërndara.


    Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë celsius.

    Pjesa jugore e kontinentit dhe jugperëndimore do të mbetet nën ndikimin e masave të fuqishme të ajrit afrikan, të cilat do të ndikojnë që merkuri në termometër të regjistrojë vlera mbi 40 gradë celsius.

    Kjo situatë termike do të zgjasë 4-6 ditë. Te ne temperaturat do të rriten pas 3-4 korrikut.

    Sa i përket fushave barike, ato janë dhe do të mbeten të larta, për disa milibar mbi vlerat e normales.

    Indeksi UV edhe më tej mbetet shumë i lartë, prandaj preferohet respektimi i këshillave të alarmuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

    Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!