Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, përmes një video-mesazhi iu është drejtuar qytetarëve të tij rreth luftës në Ukrainë dhe qëndrimin e Serbisë ndaj agresionit rus ndaj ukrainasve.
Ai ka thënë se Serbia nuk është dhe nuk do të jetë në asnjë luftë, dhe se do ta ruajë paqen.
“Serbia nuk është në asnjë luftë dhe as nuk do të jetë. Serbia do ta ruajë paqen, Serbia do ta ruajë stabilitetin dhe ju lutem të dashur qytetarë të Serbisë, mos u bini në hile, provokime dhe marrëzi që thonë se nuk kemi mjaftueshëm naftë, produkte nafte, kontrolloni strehimoret, se nuk do të ketë ushqim të mjaftueshëm. Do të ketë ushqim të mjaftueshëm, benzinë të mjaftueshme, gjithçka që na nevojitet në të ardhmen, sepse për këtë është kujdesur shteti përgjegjës dhe serioz serb”, ka thënë ai në një video-mesazh.
Vuçiq shtoi se serbët nuk kanë nevojë të nxitojnë apo të bëjnë ndonjë veprim. “Silluni normalisht si çdo ditë tjetër, sepse ne do të ruajmë qetësinë dhe do të shohim se si ekonomia serbe përparon me shpejtësi”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.