×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Gjilani transferon mesfushorin Qëndrim Dautaj

    Reporteri
    26 Qershor 2019 | 10:52

    Gjilani vazhdon me përforcime për edicionin e ardhshëm. Gjilanasit e kanë transferuar sot mesfushorin kualitativ, Qëndrim Dautaj, i cili e kaloi një sezon fantastik tek Ferizaj.


    Qëndrim Dautaj është futbollisti më i ri i Gjilanit.

    Dautaj, emër i njohur në futbollin kosovar, në Gjilan transferohet pas një edicioni të kaluar tek KF Ferizaj.

    Në fakt, për Dautajn bëhet fjalë për një rikthim në skuadrën e Gjilanit, pasi ai para disa edicioneve ishte pjesë e këtij ekipi, ku për një stinor kishte mbrojtur ngjyrat e ekipit kuq e bardh.

    Qëndrim Dautaj, i lindur në Deçan, karrierën e tij e nisi në vendlindje me skuadrën e Deçanit ku edhe u afirmua në futbollin e Kosovës, njofton klubi gjilanas përmes grupit zyrtar në Facebook.

    Paraqitjet në futbollin kosovar, Dautaj i vazhdoi edhe për disa skuadra të ndryshme sikurse ajo e Besës së Pejës, Flamurtarit, Llapit e Ferizajt, skuadër nga e cila u transferua në ekipin e Gjilanit.

    Pas disa problemeve shëndetësore, ku u penalizua nga disa dëmtime, mesfushori Dautaj rikthimin e formës se tij e bëri me skuadrën e Ferizajt, që në “sprintin” final të kampionatit ishte lojtari kyç i ferizajasve në fitoret, të cilat ia siguruan mbijetesën në IPKO Superligë.

    Gjatë edicionit të kaluar, Qëndrim Dautaj tek Ferizaj i shënoi 6 gola dhe i realizoi 4 asistime, me ç’rast ishte edhe ndër mesfushorët më produktivë në elitën e futbollit kosovar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!