Manchester City ka shënuar fitore ndaj Manchester Unitedit, në derbin e javës së 28-të në Premier Ligë. Ndeshja u zhvillua në “Etihad Stadium”.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola në fund fitoi me rezultatin 4:1, shkruan Gazeta Express.
Kevin De Bruyne dhe Riyad Mahrez shkëlqyen në këtë ndeshje, duke shënuar nga dy gola secili. Belgu shënoi në minutat 5 dhe 28, kurse algjeriani në minutat 68 dhe 90+3.
Ndërsa, golin e vetëm dhe të nderit për “Djajtë e Kuq” sonte e shënoi Jadon Sancho në minutën e 22-të.
Manchester City tani ka 69 pikë dhe vazhdon të jetë lider në tabelë, me gjashtë pikë më shumë se Liverpooli. Por, “Të Kuqtë” kanë një ndeshje më pak.
Kurse, Manchester United tani ndodhet në zonën jashtë Ligës së Kampionëve, pasi janë në pozitën e pestë me 47 pikë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.