×
  • Sport
  • Sport

    KOK-u del me qëndrim për zhvillimet në FFK

    Reporteri
    07 Mars 2022 | 15:26

    Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka dalë më qëndrim të hënën për zhvillimet në FFK. KOK-u ka bërë thirrje që të zbatohen aktet normative të Federatës së Futbollit të Kosovës bazuar në dispozitat e dala nga Ligji i Sportit.

    FFK-ja ditë më parë caktoi 6 prillin si datë të mbajtjes së zgjedhjeve, ndërsa u përcoll me reagime të shumta. U vlerësua i paligjshëm.

    Klubi kosovar e padit FFK-në për Kuvend Zgjedhor

    “Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) është duke ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), e cila ka thirrur Kuvendin e Rregullt Zgjedhor për t’u mbajtur më 6 prill 2022. KOK si institucioni më i lartë sportiv në vend, kërkon që të zbatohen aktet normative të FFK-së bazuar në dispozitat e dala nga Ligji i Sportit. KOK, e ka për obligim të monitorojë Kuvendet e Rregullta të Punës dhe ato Zgjedhore të Federatave Sportive, por jo edhe të interpretojë statutet e Federatave. KOK beson se Federata e Futbollit e Kosovës, si më masivja në vend, do ta kalojë këtë situatë në frymën e ‘fair play-it’ sportiv”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

    Po të hënën disa orë më parë, klubi i futbollit Vitia ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë duke kërkuar anulimin e datës së zgjedhjeve për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!