Kampionja evropiane, Majlinda Kelmendi e cila ditë më parë fitoi medaljen e artë në Lojërat Evropiane, nuk ka mundur t’i mbaj lojtët teksa ka folur për triumfin në këto gara.
Kelmendi është pyetur se kujt ia ka dedikuar fitoren nga këto lojëra, ndërsa ka shpërthyer në lot duke mos mundur të rrëfejë ngjarjen për disa minuta, shkruan Reporteri.net
Pasi ka kaluar paksa emocionet ajo ka treguar se këtë triumf ia ka dedikuar djalit të tetës së saj i cili nuk jeton më.
“Këtë medalje ia kom dediku një personi shumë të veçantë. Labinot Harbuzit i cili ka qenë futbollist e që ka vdek para disa muajve.
“Ai kishte shumë besim në mua dhe më ka thanë që ki mu bo kampion kur të rritesh. Ka qenë i vetmi që më ka thanë që duhesh me qenë kampione olimpike”, ka rrëfyer Majlinda./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.