Gazeta Reporteri.net pak më parë raportoi se Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës po kryejnë një aksion inspektimi dhe bastisje në depon kryesore të “Viva Fresh Store” në dalje të Prishtinës.
Dyshimet për mashtrim me çmimet e vajit, Policia po bastisë depon kryesore të Viva Fresh Store
Lexo edhe:
Nga Zyra e Prokurorit të Shtetit dhe Policia e Kosovës kanë thënë për Gazetën Online Reporteri.net se do të ndërmerren të gjitha veprimet ligjore penale ndaj të gjithë personave përgjegjës të organizatave të biznesit që ushtrojnë veprimtari ekonomike duke keqpërdorur pozitën monopoliste në treg.
“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës si dhe organet tjera kompetente, përkatësisht Inspektoratin e Tregut do t’i ndërmarrë veprimet ligjore penale ndaj të gjithë personave përgjegjës të organizatave të biznesit që ushtrojnë veprimtari ekonomike duke e keqpërdorur pozitën monopoliste apo dominuese në treg, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndikojnë në vënien e çmimeve të padrejta të shitjes së artikujve ushqimor apo që në ndonjë mënyrë tjetër të padrejtë rregullojnë çmimet e blerjes apo të shitjes së mallrave, siç parashihet me nenin 295 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ku është paraparë dënimi me burg dhe me gjobë”, thuhet në përgjigjen e tyre për Reporteri.net.