Mbrëmë një dron u rrëzua në Jarun të Zagrebit dhe më pas u dëgjua një shpërthim i fuqishëm.
Mediat në Kroaci raportojnë se sipas informacioneve jozyrtare gjatë hetimeve është konstatuar se në pjesë të avionit ka yje me pesë cepa dhe mbishkrime në gjuhën cirilike ruse, por nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për këtë.
Eksperti i aviacionit ushtarak, Tyler Rogoway ka thënë se ky mund të jetë një dron zbulues “Tu-141”, “Strizh”.
Ai u shpreh se mund të jetë një dron që ka ardhur nga Ukraina.
“Ka shumë të ngjarë të ketë ardhur nga Ukraina. Besoj se ky është një dron zbulues që duket si një raketë. Duhet të jetë dëmtuar rëndë, ka fluturuar në të gjithë Hungarinë dhe më në fund është rrëzuar në Zagreb”, tha ndër të tjera ai.
Është raportuar se Ukraina ka vënë në punë dronët me shpejtësi të lartë të epokës sovjetike në ditët e fundit pas pushtimit rus të vendit, si dhe Ukraina është operatori i vetëm aktual i njohur i Tu-141.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.