×
  • Sport
  • Sport

    Arianit Ahmeti publikon faktet: Kështu i shpalli Agim Ademi zgjedhjet e jashtëligjshme në FFK

    Reporteri
    11 Mars 2022 | 11:36

    Kandidati për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Arianit Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka treguar në mënyrë të detajuar se cili nen i statutit të FFK’së nuk është respektuar qëllimisht nga kryetari aktual, Agim Ademi ose siç e quan ai ndryshe krye uzurpatori.

    Federata e Futbollit të Kosovës në fillim të këtij muaji kishte njoftuar se gjatë mbledhjes të mbajtur të Komitetit Ekzekutiv kishte vendosur që të mbaj zgjedhjet për president të FFK’së më 6 prill.

    Por pas këtij vendimi të Federatës ka pasur reagime të shumta nga shumë opinionist sportiv e jurist të ndryshëm, e një ndër ta ka qenë edhe ish-zëvendës sekretari i FFK’së, Arianit Ahmeti i cili para disa minutash në një postim në faqen zyrtare të tij në Facebook ka treguar detaje më të hollësishme rreth këtij vendimi të shtëpisë së futbollit kosovar.

    Ai ka thënë se Agim Ademi nuk e ka respektuar qëllimisht statutin e FFK’së, për shkak të frikës nga një kundër-kandidat dhe kjo është arsyeja se pse ka ardhur deri te ky organizim i fshehtë për të mbajtur kuvendin pa i respektuar normat e saj.

    Më tutje ai ka parashtruar edhe disa pyetje për Sekretariatin e FFK’së se si është e mundur që delegatët të propozojnë kandidatët për kryetar kur neni 39.3 thotë se: Së paku dy muaj para datës së zgjedhjeve duhet të bëhet ky propozim.

    Pyetja tjetër ishte se nëse sekretariati i përgjithshëm duhet t’i notifikoj kandidatët për kryetar të FFK’së, së paku një muaj para mbajtjes së kuvendit, si është e mundur të kthehemi në kohë?

    Kujtojmë që përveç Arianit Ahmetit dhe kryetarit aktual, Agim Ademit që janë kandidat për president të FFK’së tjetër kandidat është edhe ish-presidenti i KF Prishtinës, Remzi Ejupi i cili gjithashtu nuk është pajtuar me këtë shkelje ligjore të Federatës së Futbollit të Kosovës.

    Më poshtë gjeni edhe postimin e plotë të Arianit Ahmetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!