Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka folur për ndalimin e eksportit nga Serbia si pasojë e krizës në Ukrainë.
Vuçiq theksoi se ditëve të fundit ka biseduar me kolegë dhe ministra nga rajoni, duke mos dashur të përmendë saktësisht se cilat vende, por tha se “asnjëherë nuk duhet shantazhuar askënd për ilaçe dhe ushqime dhe se duhet të kujdesemi për fqinjët tanë”.
“Do të ishte qesharake të largoheshim nga Mali i Zi apo Bosnja dhe Hercegovina. Miqtë tanë nga Shqipëria janë plotësisht të varur nga importi. Njerëzit nga Maqedonia e Veriut gjithashtu kanë nevojë për më shumë. Në Prishtinë morën miell nga Serbia me aq sa mundën ditët e fundit. Ata duhet të kenë gjithçka me ne. Ju kurrë nuk duhet të shantazhoni askënd për ilaçe dhe ushqime, duhet të kujdeseni për fqinjët tuaj”, citohet të ketë thënë Vuçiq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.