×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjendet trupi i pajetë i 18 vjeçarit që u mbyt të dielën në plazhin e Shëngjinit

    Reporteri
    27 Qershor 2019 | 8:54

    Anijet e peshkimit kanë mundur që të gjejnë trupin e pajetë të 18-vjeçarit të mbytur në det të dielën.


    I riu kishte shkuar për të bërë plazh në zonën e Ranës së Hedhur, në Shëngjin dhe pasi u fut në det nuk ka mundur që të dalë më prej ujit.

    Pasi familjarët dhanë alarmin për zhdukjen e të riut, Polumbarët dhe Policia Kufitare nisën kërkimet në det, por pa rezultat.

    Top Channel raportoi se trupi i tij u gjet vetëm mëngjesin e sotëm nga anijet e peshkimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!