Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka lavdëruar sulmuesin gabonez, Pierre-Emerick Aubameyang pas paraqitjes së tij të djeshme kundër skuadrës së Osasunas.
Aubameyang shënoi golin e tretë të ndeshjes për Barcelonën, pas një pasimi të ish bashkëlojtarit të tij tek Borussia Dortmund, Ousmane Dembele. Në këtë formë sulmuesi ndihmoi ekipin e tij të fitoj ndeshjen dhe vazhdimin e serisë së rezultateve te suksesshme.
Angazhimin e ish sulmuesit të Arsenalit nuk la pa e vlerësuar lart trajneri blaugrana i cili tha se “Aubameyang është një dhuratë që ka rënë nga qielli”.
“Jam i entuziazmuar me Pierre-Emerick Aubameyang pas golit të tij në fitoren 4-0 kundër Osasunas”.
Trajneri katalonas e përshkruan sulmuesin si “një dhuratë që ka rënë nga qielli””, citohet të ketë thënë Xavi sipas Goal.com, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Në fitoren e mbrëmshme të Barcelonës, përveç Aubameyang shënuan edhe Ferran Torres dy gola dhe Riqui Puig. Gjigandi katalunas aktualisht gjendet në pozitën e tretë në La Liga me 51 pikë pas 27 ndeshjeve të zhvilluara dhe ka 12 pikë më pak se lideri i tabelës Real Madrid. /Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.