Trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick ka thurur elozhe për Cristiano Ronaldon pas superparaqitjes së këtij të fundit në ndeshjen kundër ekipit londinez, Totenham Hotspur.
Ronaldo në këtë ndeshje shënoi tre gola për ndihmuar ekipin e tij që ta fitoj ndeshjen dhe në këtë mënyrë të mbajnë gjallë shpresat për kualifikim në Champions League vitin e ardhshëm.
E trajneri gjerman shfrytëzoi rastin ta lavdëroj sulmuesin portugez duke thënë se ai është një lojtar i rëndësishëm dhe se mënyra e tij e lojës ndikon tek ekipi.
“Cristiano është një lojtar i rëndësishëm. Me reputacionin dhe mënyrën se si akoma luan, ai ka ndikim në ekip”, tha Rangnick, citon Utdreport, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
“I kam thënë Cristianos se ai mund të bëhet një nga motorët e ekipit”, shtoi Rangnick.
Manchester United ka 50 pikë 29 ndeshjeve të zhvilluara dhe është një pikë prapa vendit të katërt, vend në të cilin gjendet Arsenali, por që ky i fundit ka tre ndeshje më pak të zhvilluara.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.