Një video e bërë në një kolegj arsimor për të rritur në Malmo të Suedisë, ku shihet një mësuese që bën sjellje të papërshtatshme një klasë me emigrante kryesisht gramyslimane, ka bërë që mësuesja në fjalë të suspendohet nga puna.
Mësuesja në fjalë sulmoi verbalisht studentët e saj të premten e javës së kaluar, duke u tallur me mosgatishmërinë e tyre për të përdorur fjalën suedeze për organin gjenital mashkullor, transmeton Reporteri.net.
Një studente thotë se është e frikësuar dhe se dëshiron të largohet nga klasa, por mësuesja ulëret, e urdhëron të qëndrojë dhe mbyll derën.
“Thuaje. Si quhet?”
Mësuesja suedeze e detyroi studenten myslimane të thoshte organin gjenital mashkullor me zë të lartë.
Pamjet janë transmetuar nga televizioni suedez STV.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.