×
  • Sport
  • Sport

    Përfundon në Shqipëri jahti 545 milionë eurosh i Roman Abramovichit

    Reporteri
    15 Mars 2022 | 10:02

    Pronari i Chelseat, Roman Abramovich ka zbarkuar sot në mëngjes në Moskë pas vizitës së shkurtë që ia bëri Izraelit.

    Miliarderi rus nuk i ka pasur kurrë më keq punët pasi u shpall “persona non-grata’ në Britaninë e Madhe, ndërkohë që iu ngrinë asetet në këtë vend.

    E të njëjtën gjë po planifikon ta bëjë edhe Bashkimi Evropian, i cili e ka futur atë në listën e oligarkëve që do të sanksionohen si pjesë e sanksioneve ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, i cili e nisi luftën në Ukrainë javë më parë.

    E në pronësi të manjatit rus është edhe jahti super-luksoz, në vlerë prej 460 milionë funtesh, më saktësisht afro 545 milionë eurosh.

    Jahti “Solaris” është parë sot duke lëvizur në brigjet e Shqipërisë me statusin “në pritje të porosive”.

    Këto janë të dhënat e “Refinitiv”, i cili merret me gjurmimin, të dhënat dhe statistikat e anijeve, shkruan “Sky News”, përcjell “Gazeta Express”.

    Pak ditë më parë, jahti i Abramovichit ishte parë në brigjet e Malit të Zi, ndërsa tash ka përfunduar në Shqipëri.

    Abramovich ka frikë se do t’i merret edhe pronësia e këitj super-jahti, si pjesë e sanksioneve të tij.

    Kjo pasi ai shihet si një njeri i besueshëm për dekada të tëra i presidentit rus, Vladimir Putin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!