×
  • Sport
  • Sport

    Sonte rikthehet Champions League

    Reporteri
    15 Mars 2022 | 13:43

    Sot dhe nesër do të zhvillohen ndeshjet e kthimit në kuadër të 1/16 së finales në Champions League.

    Ndeshjet në program për sonte janë Ajax–Benfica dhe Manchester United–Atletico Madrid. Në të dy ndeshjet e para ekipet janë ndarë me barazime 2-2, përkatësisht 1-1. Kjo nënkupton se gjithçka është e hapur sa i përket mundësisë së ekipeve për kualifikim në fazën tjetër.

    Nga ana tjetër, nesër janë në program dy ndeshje tjera, ku do të takohen Juventus-Villarreal dhe Lille–Chelsea. Në ndeshjen e parë, Juventus është ndarë 1-1 me Villarreal dhe ka një përparësi të lehtë, pasi ndeshjen e kthimit e zhvillon si vendës.

    Ndërsa ndeshja tjetër është ajo në mes të ekipit francez Lille dhe atij anglez, Chelsea. Klubi londinez udhëton për në Francë me një epërsi prej 2-0 nga takimi i parë me shpresë se do të mund ta ruajë këtë rezultat dhe të kualifikohet për në raundin e radhës, megjithë problemet e shfaqura pas vendosjes së klubit në shitje nga Roman Abramovich.

    Kujtojmë se javën e kaluar janë kualifikuar katër ekipet e para për në raundin e radhës. Ekipet e kualifikuara janë: Liverpool, Bayern Munich, Real Madrid dhe Manchester City. /Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!