Muaj më parë Isa Agushi u largua me vetëdëshirë nga të gjitha pozitat që mbante në degën e LDK-së në Gjilan. Pas ca muajsh si asamblist i pavarur, ky i fundit është afër të bëhet me parti të re. Siç merr vesh Reporteri.net, ai është shumë pranë kalimit në Partinë Demokratike të Kosovës.
Komandanti Isa Agushi i cili në luftën e fundit në Kosovë mbante nofkën “Dardani”, ishte zgjedhur këshilltar komunal nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e fundit. Mirëpo, më 3 prill të këtij viti ai dha dorëheqje nga të gjitha funksionet që mbante në LDK, për siç thotë ai “pakënaqësive në këtë parti”.
Reporteri ka kontaktuar me Agushin i cili nuk e ka mohuar se shumë shpejt do t’i bashkohet PDK-së. I pyetur për këtë ai ka thënë se “nuk ka përjashtime asnjë parti”.
Isa Agushi njihet si asamblisti më i pasur në Gjilan. Ai i është bashkangjitur radhëve të UÇK-së në Koshare, ku ishte disa muaj dhe ishte bashkëluftëtar i Agim Ramadanit. Më pas ishte emëruar shef i shtabit të Zonës Operative të Karadakut, me nofkën si komandant Dardani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.