Një debat i ashpër në një televizion serb përfundoi me përjashtimin e një të ftuari nga studio, transmeton Reporteri.net.
Drejtuesja dhe redaktorja e emisionit Jovana Joksimoviq dhe lideri i Lëvizjes “Çlirimtare” Mllagjan Gjorgjeviq janë grindur pas deklaratave të tij për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Gjegjësisht, Gjorgjeviq ka thënë se Vuçiq ka qenë tradhtar, për çka moderatorja tha se është gabim të flitet për persona që nuk janë qenë të pranishëm në studio.
“Turp te kesh, tani do të ju nxjerr jashtë. Epo, reklama dhe dilni menjëherë. Turp për ju”, dëgjohet duke thënë ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.