Ish kryeministri i Maqedonisë, i cili para disa muajve u arratis dhe kërkoi azil në Hungari është arrestuar gjatë ditës së sotme.
Mediat në Hungari shkruajnë se në seancën gjyqësore u mor vendim se Gruevski nuk do të ekstradohet nga Hungaria, por do të lirohet, transmeton Reporteri.net.
“Kushtet për ekstradimin nuk janë të vlefshme,” tha gjyqtari gjatë seancës, raportojnë mediat hungareze.
Këtë mëngjes, gjykata lëshoi një urdhërarrest për Gruevskin, i cili u arrestua në Budapest.
Seanca është e mbyllur për mediat, por vendimi do të shpallet publikisht.
Ministria e Drejtësisë kërkon ekstradimin e Gruevskit për të kryer dënimin dyvjeçar me burg rastin “Tank” por gjithashtu edhe për organizimin e incidenteve të përgjakshme në Parlament më 27 prill. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.