Marko Gjuriq, i ashtuquajturi shef i Zyrës për Kosovën në Serbi, është në Kosovë. Në kohë “krize” në veri, Gjuriqit i jepet leja nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë në vend.
Jetlir Zyberaj nga Ministria e Punëve të Jashtme, ka konfirmuar për Gazetën Express se Marko Gjuriq ka bërë kërkesë për vizitë në Kosovë dhe ajo iu është aprovuar.
“Kërkesa është bërë normalisht për një vizitë sipas rregullave dhe është aprovuar”, ka thënë Zyberaj, për Express.
Kjo vizitë e Gjuriq vjen pasi Beogradi pretendon se “situata është vetëm një hap para se të dalë nga kontrolli”. Kurse, në Prishtinë thonë se mungesa e artikujve në veri është shkaktuar në mënyrë artificiale.
Në ndërkohë presidenti i Serbisë thotë se do të gjendet mënyrë që të dërgohen artikujt në veri të Kosovës, kryeministri i Kosovës thotë se do të mbyllen të gjitha kanalet e kontrabandës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.