Gjykata Kushtetuese ka vendos që ta shpall si jokushtetues Delegacionin Shtetëror që u krijua nga Qeveria e Kosovës.
Kushtetuesja e ka pranuar ankesën e VV-së dhe LDK-së lidhur me kushtetueshmërinë e Delegacionit, duke konstatuar se një sërë nenesh nuk janë në përputhje me Kushtetutën, shkruan Reporteri.net
“TË KONSTATOJË, njëzëri, se nenet 1(paragrafi1) 2, 4, 10(paragrafi 4, nënparagrafët 1 dhe 2), dhe neni 11(paragrafi 3) të Ligjit nr. 06/L-145 për Detyrat, Përgjegjësitë dhe Kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në Procesin e Dialogut me Serbinë, nuk janë në pajtueshmëri me paragrafët 1, 2, 3 dhe 4 të nënit 4 (Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit), paragrafin 1 të nenit 7(Vlerat), paragrafin 12 të nenit 65 (Kompetencat e Kuvendit), paragrafin 1, të nenit 93(Kompetencat e Qeverisë), dhe paragrafët 1 dhe 9 të nenit 94 (Kompetencat e Kryeministrit) të Kushtetutës”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ndërkaq, ata kanë konstatuar se meqë janë shkelur këto nene, Delegacioni Shtetëror shpallen i papajtueshëm me Kushtetutën në tërësinë e tij.
“TË KONSTATOJË, njëzëri, meqë nenet thelbësore të Ligjit nr. 06/L-145 për Detyrat, Përgjegjësitë dhe Kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në Procesin e Dialogut me Serbinë, nuk janë në pajtueshmëri me Kushtetutën, rrjedhimisht Gjykata shpall të njëjtin, në tërësinë e tij, të pajtueshëm me Kushtetutën”, thuhet tutje.
Sidoqoftë, nuk është specifikuar se ç’do të bëhet me aktivitetin që ky Delegacion ka kryer dhe vendimet që ka marrë./Reporteri.net
Së shpejti lajmi i plotë…