Në ndeshjen ndërmjet KF Llapit dhe SC Gjilanit në kuadër të SuperLigës së Kosovës që të dy skuadrat ndanë pikët, ku ndeshja kishte përfunduar 1-1, por që për trajnerët e këtyre dy skuadrave rezultati nuk doli që të ishte real.
Trajneri i skuadrës nga Llapi, Tahir Batatina pas ndeshjes kishte deklaruar se referi në ndeshjen ndaj Gjilanit, ku ishte mysafir skuadra nën menaxhimin e tij, pra sipas tij po të mos kishte qenë referi pjesë e ndeshjes Llapi do të triumfonte ndaj Gjilanit, pasiqë trajneri nga Llapi kishte vlerësuar se skuadra e tij e kishte dominuar atë të Gjilanit.
Ndryshe nga Batatina, Ismet Munishi, trajneri i SC Gjilanit kishte postuar në rrjetin social, Facebook pamje nga ndeshja, ku sipas tij referi nuk kishte akorduar penallti për skuadrën vendase, madje duke e ngarkuar si foto profili atë pamje, ku njëri nga lojtarët e Llapit duket të ketë patur kontakt fizik me atë te Gjilanit brenda zonës së 11 metërshit.
Por, një ‘hakmarrje’ duket se ka marrë sot skuadra e Llapit, duke mposhtur skuadrën nga Gjilani në Podujevë, në kuadër të Kupës së Kosovës, me rezultat përfundimtar 2-0.
Pas ndeshjes Batatina ka bërë një krahasim interesant, me njërin nga trajnerët e topskuadrave të Evropës.
“Kur unë i bëjë zëvendësimet edhe Mourinhon me pasë kundërshtarë ta shkatërrojë”, deklaroi Batatina pas ndeshjes.
Një deklaratë ndryshe nga Batatina lëshoi Munishi, i cili tha se skuadra nga Gjilani është në garë për titull të Superligës së Kosovës. /Reporteri.net/.