Teksa është duke vazhduar agresioni rus në Ukrainë, klubi spanjoll, Real Madrid ka dhuruar një shumë prej 1 milion eurosh për ukrainasit.
Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një njoftimi me anë të faqes zyrtare të klubit, Real Madrid, ku kanë njoftuar se kanë dhuruar 1 milion euro për ukrainasit e zhvendosur.
Vlen të përmendet se paratë e dhuruara nga ‘Mbretërit’ adresën e kanë për tek Kryqi i Kuq dhe UNHCR.
Shtetas të Ukrainës janë në gjendje të shumë të keqe, ku të njëjtit gjenden në një situatë të jashtëzakonshme, si pasojë e agresionit rus e nisur para tre javësh.
Refugjatëve nga Ukraina u janë hapur dyert edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës .
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.