×
  • Sport
  • Sport

    Policia konfirmon arrestimin e Agim Ademit, jep detaje

    Reporteri
    17 Mars 2022 | 8:57

    Është dërguar në mbajtje kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, nën dyshimet për sulm fizik ndaj zyrtarit të FFK-së, Artan Govori.

    Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti.

    “Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi, i cili ka ndodhë në zyrat e FFK-së. Lidhur me këtë rast aktualisht në stacion policor është duke u intervistuar pala ankuese. Për detaje njoftoheni me kohë. Info shtesë: Lidhur me këtë rast janë intervistuar disa persona, njëri nga ta në cilësinë e personit të dyshuar. Me koordinim me prokurorin e shtetit, rasti është inicuar sulm dhe personi është dërguar në mbajtje”, deklaroi Ameti.

    Artan Govori pretendoi sot se u sulmua fizikisht nga Agim Ademi, derisa FFK-ja të cilën e udhëheqë ky i fundit e ka mohuar me një reagim incidentin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!