×
  • Sport
  • Sport

    Liverpool konfirmon nënshkrimin e transferit të parë për këtë fazë të transfereve

    Reporteri
    27 Qershor 2019 | 14:49

    Liverpool konfirmon nënshkrimin me 17-vjeçarin Sepp van den Berg nga PEC Zwolle.


    Mbrojtësi 17-vjeçar ka përfunduar afatet për një kontratë afatgjatë dhe do të bashkohet zyrtarisht me Reds në korrik.

    “Është një ndjenjë e mahnitshme”, u shpreh Van den Berg në faqen e internetit të Liverpoolit pas konfirmimit të lëvizjes së tij.

    “Për mua është, klubi më i madh në botë dhe është një ëndërr e vërtetë. Jam shumë i emocionuar”.

    “Sigurisht, trajneri [Jurgen Klopp] është një njeri i mirë dhe kjo është një nga arsyet pse janë të suksesshëm – dhe gjithashtu një nga arsyet që kam ardhur këtu.Unë mendoj se ky është vendi më i mirë për mua që të rritem dhe shpresoj që të luaj shumë lojëra këtu”.

    Van den Berg tërhoqi shumë interes duke u kthyer për në Zwolle sezonin e kaluar.

    Thuhet gjithashtu se Bayern Munich dhe Ajax ishin të interesuar për nënshkrimin e Van den Berg, i cili ka zgjedhur një vendim për në Anfield. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!