×
  • Sport
  • Sport

    Lirohet Agim Ademi, del me një sqarim për arrestimin e tij mbrëmë

    Reporteri
    17 Mars 2022 | 15:15

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur për herë të parë pasi u la i lirë, derisa e kaloi natën e mbrëmshme në mbajtje me akuzën e sulmit fizik.

    Kreu i futbollit kosovar u akuzua se e sulmoi fizikisht zyrtarin e FFK-së, Artan Govori, i cili e raportoi atë në polici dje gjatë ditës.

    E sot, Ademi thotë se nuk kishte të bënte me sulm fizik, por me një debat që e kishte me një koleg.

    Ai thotë se do ta vazhdojë punën dhe se do të përgatitet për Kuvendin Zgjedhor dhe për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës që do t’i zhvillojë këtë muaj.

    Më poshtë mund ta lexoni sqarimin e Agim Ademit: 

    Dje për shkak të një debati verbal që pata me një koleg të FFK-së, i cili debat kishte qëllim krejt të mirë për të sqaruar një situatë nga marrëdhënia e punës në FFK, përfundoi pa shkas në Polici dhe ju dha hov nga disa media dhe grupe të interesit, duke e shfrytëzuar situatën zgjedhore që kemi në FFK, me ç’rast unë përfundova për disa orë në Polici.

    Pas deklaratave të të gjitha palëve të përfshira, u sqarua se e tëra ishte vetëm një keqkuptim, kështu që unë u lirova nga ndalimi dhe gjendem në mesin e familjarëve dhe kolegëve të FFK-së.

    Ju falënderoj edhe njëherë të gjithë juve bashkëpunëtorëve të mi dhe komunitetin e futbollit për interesimin dhe mbështetjen, njëherit ju garantoj se do të punoj së bashku me ju për ngritjen e futbollit dhe avancimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

    Ju siguroj se së bashkë me stafin e FFK-së do të vazhdojmë punën e madhe që na pret në organizimin e një procesi zgjedhor ligjor dhe të rregullt për datën 06 prill 2022, si dhe në organizimin e ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës këtë muaj.

    Faleminderit për mirëkuptim!
    Me respekt,
    A.A.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!