Gjykata Kushtetuese e Kosovës, sot ka konstatuar se ekipi negociator i kryesuar nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj është i jashtëligjshëm, pasi që konstatohet se janë shkelur 5 nene të ligjit që rregullon kompetencat e dialogut.
Menjëherë pas këtij konstatimi të Kushtetueses ka reaguar Partia Socialdemokrate, e cila ka thirrur konferencë për media në orën 16:00, shkruan Reporteri.net.
“Sot, duke filluar nga ora 16:00, Partia Socialdemokrate mban konferencë për shtyp në holl të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në konferencë flasin nënkryetarët dhe deputetët Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani, lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin për Dialogun. Ju ftojmë që të merrni pjesë”, thuhet në njoftimin e PSD-së. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.