Pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese në një garë ku kanë marrë pjesë edhe policitë tjera nga Europa, kanë zënë vendin e parë në garën e tërheqjes së automjeteve të rënda ushtarake.
Ata kanë tërhequr një autoblindë e cila peshon me dhjetëra tonë, dhe me këtë rast kanë zënë vendin e parë në këtë garë të mbajtur në Hungari.
Në video shihen tre pjesëtarë të policisë kosovare, derisa tërheqin autoblindën, dhe eprorin e tyre i cili i motivon për të ja dalë në fund kësaj gare.
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të njësiteve elitare, shpesh kanë arritur të zënë vendet e para, në gara ndërkombëtare, duke dëshmuar aftësitë e tyre fizike dhe intervenuese. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.