Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, që ishte anëtar i delegacionit shtetërë në një konferencë për media ka deklaruar se pas vendimit të Kushtetueses PSD ka marrë vendim që të dalë nga ky delegacion shtetërorë.
“Nga sot të gjithë anëtarët e PSD-së do të pushojnë së shërbyeri në këtë organ të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Ymeri, shkruan Reporteri.net.
Ymeri është deklaruar edhe për 300 mijë eurot që ishin ndarë nga Qeveria e Kosovës për anëtarët e ekipit negociator, delegacion ky i udhëhequr nga lideri i PSD-së, Shpend Ahmeti dhe ai i Nisma-s, Fatmir Limaj.
“Fondet janë të ndara nga Qeveria e Kosovës. Delegacioni shpenzimet i ka pasur vetëm për kohën sa është formuar nga platforma. Në këtë drejtim e konsideroj se platforma është një udhërrëfyes mjaft i rëndësishëm për Kosovën. Ekipi e ka pasur një takim në Bruksel ku është takuar me Mogherinin. Buxheti është ndarë nga Qeveria për Delegacionin dhe menaxhohet nga Qeveria”, ka deklaruar Ymeri.
/Reporteri.net/.