×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahja mes drejtorëve në Ministrinë e Mjedisit, Ilir Morina mohon ta ketë grushtuar kolegun e tij

    Reporteri
    27 Qershor 2019 | 17:30

    Mediat raportuan se në Ministrinë e Ambientit nuk ka pasur sot ambient të qetë për punë, kjo pasi dy drejtorë janë përfshirë në zënkë fizike për të krijuar një situatë të pakëndshme.


    Sipas raportimeve kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina është rrahur fizikisht me Fatmir Morinën që është drejtor i drejtorisë së Parkut Nacional “Bjeshkët e Nemuna”.

    Reporteri.net ka kontaktuar me kryeshefin e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina i cili ka mohuar kategorikisht të jetë përleshur fizikisht me kolegun Fatmir Morina.

    “Jo, jo nuk janë të vërteta. Nuk ka pas zënkë apo përleshje fizike. S’di kah ka dalë ky lajm”, ka thënë shkurt Morina për Reporteri.net.

    Reporteri.net ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Leutrim Sahiti këshilltar në Ministrinë e Ambientit, por telefoni i tij ka qenë i ndalur. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!