×
  • Sport
  • Sport

    EKSKLUZIVE: Kjo është letra e UEFA-s që kërkoi largimin e Agim Ademit nga FFK-ja shkaku i dënimit nga gjykata

    Reporteri
    20 Mars 2022 | 21:10

    Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar letrën e UEFA-s që kishte kërkuar largimin e Agim Ademit nga Federata e Futbollit të Kosovës shkaku i dënimit nga gjykata.

    Letrën të cilën e ka dërguar UEFA, të cilën e ka siguruar Gazeta Online Reporteri.net, në FFK dhe tek Agim Ademi ka arritur më 21 gusht 2020, por asnjëherë nuk është bërë publike.

    Në letër, UEFA kërkon që Agim Ademit t’i ndalohet ushtrimi i çfarëdo detyre në FFK deri më 31 dhjetor 2022 për siç thuhet “ç’nderim të sportit dhe futbollit dhe në veçanti të UEFA’s”.

    “Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës vendos: Të ndalohet z. Agim Ademi nga ushtrimi i çdo veprimtarie në lidhje me futbollin deri më 31 dhjetor 2022 që nga data e njoftimit të këtij vendimi, për çnderim të sportit të futbollit dhe në veçanti të UEFA-s (neni 11(2)(d) ) të rregulloreve disiplinore të UEFA-s), dmth duke u shpallur fajtor nga një gjykatë kombëtare e apelit për një vepër penale (që rezulton me një dënim me burg prej nëntë muajsh) që nuk përputhet me funksionin e tij si President i një Shoqate Anëtare të UEFA-s dhe anëtar i UEFA-s”, thuhet në letrën që e ka siguruar Reporteri.net.

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, sonte në RTK i ka mohuar kategorikisht raportimet rreth kësaj letre, duke thënë se nëse dikush e ka letrën, le ta publikojë. Dhe ja Gazeta Online Reporteri.net ua sjell letrën.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!