26-vjeçari Jurgen Kurti nga Tirana u qëllua për vdekje dy herë me pistoletë nga dy persona, përveç se ishte personazh i njohur për drejtësinë shqiptare, ai njihej edhe për diçka krejt tjetër.
Kurti njihej edhe si një biznesmen, pasi njejtë si babai i tij merrej me biznes. 26-vjeçari kujdesej për bizneset e trashëguara nga familja. Kurti kryesisht merrej me biznesin e pijeve alkoolike.
Ai ishte një person që pëlqente jetën luksoze dhe makinat e shtrenjta që nuk ngurronte që t’i ndajë me miqtë në rrjetet sociale.
Kurti shfaqej me makina të markave më të njohura si “Ferrari”, “Bently”, “Benz” etj. Ndërsa në shoqërinë e të dashurës së tij kishte vizituar vende nga më të ndryshme.
Kurti poashtu njihej edhe si menaxheri i VIP-ave, pasi ka sjellë në Shqipëri disa këngëtarë të njohur në koncerte.
Kujtojmë se Kurti që u vra sonte në Tiranë, vite më parë ishte akuzuar që vrau babanë e tij, por për këtë krim ishte dënuar daja i tij. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.