Manchester City do të lëshojë portierin Arijanet Muriq në huazim njëvjeçar, por te kampioni i Anglisë janë optimistë se reprezentuesi i Kosovës do të kthehet verën tjetër dhe do të luftojë me Edersonin për pozitën e titullarit.
Kështu ka shkruar të enjten “Manchester Evening News”.
Me kthimin e Claudio Bravos nga lëndimi, City nuk ka dashur të lë Muriqin 20 vjeç si portier të tretë dhe do ta huazojë atë te Nottingham Foresti i kategorisë së dytë, transmeton Koha Ditore.
Për Muriqin është interesuar edhe Prestoni, por Nottinhami ka fituar garën.
Verën tjetër, Bravo pritet të largohet nga City dhe kështu Muriq do të kthehet dhe do të luftojë për vend në portë, nëse paraqitet me sukses gjatë huazimit në kategorinë e dytë.
Te City kanë shpresa të mëdha për shtatlartin Muriq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.