×
  • Sport
  • Sport

    Eroll Salihu: Kuvendi i 6 Prillit në FFK, i jashtëligjshëm

    Reporteri
    21 Mars 2022 | 21:56

    Ish-drejtori për çështje sportive në Federatën e Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu ka thënë se Kuvendi i Federatës së Futbollit të Kosovës aktualisht është i jashtëligjshëm, ku sipas tij mbajtja e zgjedhjeve për kryetarin e FFK-së janë në kundërshtim me ligjin e statutin e FFK-së.

    Salihu në Kanal10 tha se Kuvendi i FFK-së është i jashtëligjshëm, e si i tillë as nënshkrimet që ka dërguar Gramoz Vokrri, djali i legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, nuk janë të vlefshme.

    “Ky Kuvend është i jashtëligjshëm”, tha Salihu, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Veç të tjerash, Salihu gjykoi se mandati i kryetarit të FFK-së duhet të jetë 4 vite dhe e drejta e kandidimit të jetë vetëm dy herë, pasi sipas tij kështu krijohet monopol dhe korrupsion.

    “Unë mendoj që u ardhë koha, sinqerisht mendoj që mandati i kryetarit me qenë dy herë, dy herë ka katër vite, kështu krijohet monopol, korrupsion, gjitha të zezat të mundshme.”, tha ai në “Prime time”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ndërkaq, Salihu tha se FFK duhet të iu ndihmojë klubeve në fillim të sezonës dhe jo para zgjedhjeve.

    “Klubeve duhet me ju ndihmu në fillim të sezonës dhe jo para  zgjedhjeve. Gjatë pandemisë ju kemi ndihmu, por para zgjedhjeve nuk duhet”, u shpreh ai.

    Vlen të përmendet se Federata e Futbollit e Kosovës para disa ditëve ka suspenduar Salihun nga pozita e drejtorit për çështje sportive dhe Këshilltarit Senior Ligjor.

    Kuvendi zgjedhor i FFK do të mbahet me 6 prill, ku pozitën e kreut të FFK-së e synon Agim Ademi dhe Gramoz Vokrri, ndërsa Remzi Ejupi dhe Arianit Ahmeti janë tërhiqur nga gara./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!