×
  • Sport
  • Sport

    De Biasi thumbon Rrahmanin pas transferimit te Verona

    Reporteri
    27 Qershor 2019 | 23:49

    Amir Rrahmani është një nga lojtarët më të mirë tek, Kosova, me të cilët ka zhvilluar paraqitje shumë të mira.


    Pikërisht prej paraqitjeve të mira, ai ka tërhequr vëmendjen e klubeve të ndryshme.

    Një nga këto klube ishte edhe Hellas Verona, të cilët morën lojtarin në skuadrën e tyre.

    Pas zyrtarizimit të lojtarit tek Hellas Verona, ka folur edhe ish-trajneri i Shqipërisë, Xhiani De Biazi, që ka bërë një “thumb”.

    “Rrahmani është një lojtar i mirë por, nuk ka luajtur në nivele të larta. Serie A është tjetër gjë, krahasuar me kampionatin kroat. Gjithësesi ai është një mbrojtës i fortë, dhe ka potencial të madh. Unë mendoj se atij duhet t’i jepet shansi menjëherë , në mënyrë që ta tregojë veten”, ka deklaruar ish-tekniku kuqezi.

    Amir Rrahmani nuk u përzgjodh nga De Biazi për EURO2016, dhe kjo e mërziti shumë mbrojtësin.

    Më pas ai zgjodhi të përfaqësojë kombëtaren e Kosovës, me të cilët tashmë po zhvillon ndeshje shumë të mira.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!