×
  • Sport
  • Sport

    Miqësorja e Kosovës me Burkina Faso do të referohet nga tre gjyqtarë shqiptarë

    Reporteri
    22 Mars 2022 | 18:11

    Data 24 mars është rezervuar për përballjen ndërmjet Kosovës dhe Burkina Fason në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në orën 18:00, transmeton Reporteri.net.

    Ndërkaq, në ndeshje do të referojnë tre gjyqtarë shqiptarë, ku gjyqtari Eldorian Hamiti do të jetë në rolin e gjyqtarit kryesor dhe do të ndihmohet nga asistentët Rejdi Avdo, Nertil Bergasi.

    Ndërsa, gjyqtari kosovar, Mentor Ajeti do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt.

    Kjo është ndeshja e parë e Dardanëve  nën urdhërat e trajnerit të ri, Alain Giresse.

    Sa i përket mungesave, Arbër Zeneli dhe Bersant Celina janë mungesat e mëdha në formacionin e trajnerit francez, me Emir Sahitin që poashtu i’u shtua listës së mungesave.

    Vlen të përmendet se kombëtarja afrikane është në vendin e e 60-të me 1397.64 pikë në renditjen e fundit të FIFA-s dhe ka arritur deri në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës./Insporti

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!