×
  • Sport
  • Sport

    Maldini e do me çdo kusht lojtarin shqiptar te Milani

    Reporteri
    22 Mars 2022 | 18:29

    Drejtuesit e skuadrës së AC Milan janë interesuar në mesfushorin shqiptar, i cili është lojtar i skuadrës italiane, Empoli, transmeton Reporteri.net.

    Sipas asaj çfarë kanë raportuar mediat italiane, përfshirë të famshmen Tuttosport, drejtori teknik i kueqezinjeve, Paolo Maldini është i interesuar seriozisht për të nënshkruar me të riun shqiptar, Kristjan Asllani.

    Rosonerët janë të gatshëm të paguajnë rreth 10 milionë euro për kartonin e 20 vjeçarit të Empolit.

    Ndërkaq, përveç Asllanit, Maldini është duke monitoruar me kujdes edhe 23 vjeçarin shqiptar, Nedim Bajrami, i cili është shok skuadre me Asllanin tek skuadra e Empolit.

    Bajrami i kishte shënuar gol fantastik Milanit në ndeshjen e tyre, të cilën e humbën me rezultat përfundimtar 2-4.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!